Milan-Napoli, derbi me shumë mungesa

Me fillim nga ora 20:45, vëmendja e futbolldashësve të Italisë do jetë në “San Siro”.
Milani do e presë në shtëpi Napolin – me të cilin po “luftojn dhëmbë për dhëmbë” për kreun e tabelës.
Të dyja skuadrat e kanë shijuar vendin e parë të Series A – në këtë sezonë, por për shkak të luhtatjes së formës kanë zbritur nga aty.
Rosonerët janë favorit në letër për shkak se gjenden në pozitën e dytë, me një pikë më shumë se napoletanët që janë dy vende më poshtë.
Githashtu fakti që luajnë si vendas i bën kuqezinjët të vishen me pettkun e favoritit, por gjithçka do vendoset në fushën e gjelbër.
Skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli – në këtë takim do jetë pa Calabrian, i cili vazhdon të jetë i lënduar dhe Simon Kjaer, që veçse e ka humbur sezonën.
Mungesa të rëndësishme do kenë edhe në repartin sulmues ku Rafael Leao dhe Ante Rebic nuk janë ende të gatshëm për lojë.

Me mungesa të rëndësishme në këtë derbi është edhe Napoli – që është duke vuajtur prej lëndimeve – në ndeshjet e fundit.
“Gli Azzurri” do jenë pa kapitenin, Lorenzo Insigne që është një hendikep i madh në krahun e majtë të sulmit.
Jashtë fushës mbetet edhe Victor Osimhen, që është topgolashënuesi i skuadrës – në këtë sezonë.
Sikur të mos mjaftonin këto lëndime, jashtë fushave është edhe Kalidou Koulibaly – që është lider i mbrojtjes dhe kështu barrë të madhe do ketë Amir Rrahmani.
Milani ka regjistruar 12-të fitore, tri barazime dhe dy humbje, ndërsa Napoli ka 11-të fitore, tri barazime dhe tri humbje. /Shqip.com
