Lajme Botë

Franca nuk do ta festojë Vitin e Ri

Ilustrim

Franca ka anuluar të gjitha ngjarjet festive që ishin planifikuar të mbaheshin më 31 dhjetor për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Qeveria ka këshilluar qytetarët të mos grumbullohen gjatë festave të fundvitit, si dhe të testohen përpara se të takojnë të afërmit.

Franca është vendi i parë që ka ndaluar ngjarjet festive.

“Nuk do të ketë fishekzjarrë”, ka thënë kryeministri francez Jean Castex, i cili vuri në dukje se në fillim të janarit, Omicron do të bëhet varianti dominues në vend.

Autoritetet franceze vendosen kufizime të rrepta për udhëtarët nga Britania, ndërsa duke filluar nga e shtuna, udhëtarët e huaj do të hyjnë në vend vetëm për arsye të rëndësishme.

Ata gjithashtu duhet të kenë një test negativ në 24 orët e fundit dhe të karantinohen për të paktën 2 ditë.

Edhe vitin e kaluar, vendi kishte anuluar të gjitha festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mes një shtetrrethimi mbarëkombëtar të vendosur për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë./SHQIP.com