Rozë

Aktori i njohur banalizon kur komenton çiftin Donald dhe Beatrix

Donald dhe Beatrix

Trekëndëshi në mes të Donaldit, Beatrixit dhe Bora Zemanit është duke bërë bujë në mediat rozë.

Kjo pasi figura të shumta janë duke dhënë mendime të ndryshme për këtë raport.

Mirëpo siç duket tashmë deklaratën më ’ të fortë’ deri tani e ka bërë aktori Albano Bogdo.

I ftuar në “Roped with Olsi”, Albanos iu bë një lojë gjatë të cilës i duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve me spec. Albano jo vetëm që s’ngurroi t’i përgjigjej të gjithave, por u përgjigj dhe shumë troç pa rezerva.

I pyetur për “Big Brother”, Albano tha se të gjithë konkurrentët e acarojnë dhe këtu u ndal edhe tek lidhja e Donaldit dhe Beatrixës.

Ai ka banalizuar për këtë raport duke mos hezituar ta përmend edhe moderatorën.

Të gjithë më acarojnë, Ilir Shaqiri, Donaldi, Beatrixi, Monika Lubonja…të gjithë, mos harrova ndonjë se i ngelet hatri. 40 veta me një shtëpi aty, iu ngjitën Donaldit po ky si vete me Beatrixën, po lëre njeriun të fusi tollumbin në sherbet. Ça keni ju? E pret Bora jashtë, po shkriu bora pra, doli dielli, ça do bëjmë tani”, tha ai.

Big Brother VIP

Pas kësaj Olsi i tha së janë në regjistrimi, ndërsa ai ia kthen së është në dijeni të kësaj gjejë.

“E di, i them me koshiencë unë këto, mbaj përgjegjësi. Po pse ça ka për t’u prerë? Për ça e zuri Donaldi atë? Për ta mbajtur në bufe për bukuri?”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Donaldi është personi më i kërkuar në Google për këtë vite, duke lënë mbrapa ish-kryeministrin, Sali Berisha./SHQIP.com