Dhurata unike që modelja ruse ia bëri Don Xhonit
Don Xhoni ka disa ditë që ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen ruse, Ariana Lirey.
Ata kanë qëndruar për disa ditë në Dubai duke sjellë edhe fotografi dhe video ku shihen të lumtur në krahë të njëri-tjetrit nga atje.
Ky pushim erdhi pas shumë ngacmimeve virtuale që bënin dyshja për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi reperi ka treguar edhe dhuratën unike që ia bëri Ariana bashkë me një dedikim të bukur.
“Përgjithmonë bashkë”, shkruan mbi çakmakun që ia dhuroi modelja.
Ndryshe, reperi ka paralajmëruar se shume shpejtë do të lansojë projektin e tij më të ri dhe tashmë nga fansat është aluduar se modelja do të jetë pjesë e klipit të tij, gjë që nuk dihet ende.

Reperi nga Drenica po ashtu ka paralajmëruar bashkëpunimin me Butrint Imerin të titulluar “Corason”./SHQIP.com