Lajme

Afër 80 afganë nisen nga Kosova për në SHBA

Afganët duke u larguar nga Kosova

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 79 afganë janë nisur nga Kosova mëngjesin e së premtes.

Siç bëhet e ditur, ata do të vendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më tej, ambasada ka njoftuar se po vazhdon puna për sigurimin e tyre.

“Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tonë @USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë”.

“Mirupafshim dhe ju dëshirojmë gjithë të mirat duke shpresuar të dëgjojmë përsëri nga ju!”, thuhet në komunikatën për media.

Refugjatët afganë duke u larguar nga Kosova

Kosova i kishte pranuar këta refugjatë pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo pasi, pas ardhjes në pushtet të talebanëve ishte rritur dyshimi se bashkëpunëtorët e Amerikës në Afganistan do të persekutohen nga grupi militant.

Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në Kosovë afganët kanë rregulla strikte të lirisë së lëvizjes. Ata nuk e kanë të lejuar të dalin nga kampet ku janë vendosur.

Në Kosovë të strehuar kanë qenë 683 shtetas afganë./SHQIP.com