Luana Vjollca tregon datën kur do të nisë ‘Shiko kush luan’
Publikuar:
(17.12.2021 16:50:31)

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka ndarë rrugët me Top Channel pas 15 vitesh.
Pas kësaj fansat nuk e kanë lënë ‘rahate’ duke i shkruar se kur do ta shohin moderatorën tashmë.
E në lidhje më këta ajo ka vendosur që përmes një mesazhi në Instagram ta tregojë datën.
““Zemrat e mia, gjithëëë ju që kërkoni “Shiko Kush Luan”, me 1 janar”- ka shkruar ajo.

Për televizionin ku do të transmetohet, mbetet ende të presim e të shohim ç’do të ndodh.
Kujtojmë se në eventin e mbrëmshëm për 20 vjetorin e Top Channel, Luana nuk u ka e pranishme duke lënë të kuptohet se ende ka hatërmbetje mes saj dhe familjes Hoxha.

Pjesë e këtij eventi ishin numër i madhe it ë famshme shqiptar të cilët ishin të ftuar nga Sara dhe Lori Hoxha./SHQIP.com