Lajme

Milaim Hajdari zgjidhet kryesues i kuvendit komunal në Drenas

Milaim Hajdari, kryesues i kuvendit komunal në Drenas

Milaim Hajdari është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit.

Zgjedhja e tij është bërë të enjten në mbledhjen e kuvendit të drejtuar nga anëtari më i moshuar i Kuvendit të Komunës, Gani Krasniqi, në prani të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci dhe anëtarëve të kuvendit.

Me 19 vota për, Milaim Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës, është zgjedhur kryesues i kuvendit komunal për mandatin 4 vjeçar në komunën e Drenasit.

May be an image of 9 people and indoor

Pas zgjedhjes së tij me shumicë votash, Hajdari ka falënderuar kryetarin Lladrovci për besimin e dhënë dhe përkrahjen e asamblistëve për të udhëhequr kuvendin komunal.

“Në seancë morën pjesë 31 anëtarë, dhe komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit u përkujdes që procesi votimit të jetë konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e komunës./SHQIP.com