Mercedesi nuk do e apelojë vendimin – Verstappen mbetet kampion i botës

Max Verstappen edhe zyrtarisht është kampion i botës në Formula 1.
Skuadra e Mercedesit ka lëshuar një deklaratë duke njoftuar se nuk do të apelojë rezultatin e Çmimit të Madh të Abu Dhabit, i cili e shpalli Max Verstappen kampion bote.
“Arsyeja pse ne protestuam për rezultatin e garës së së dielës ishte se makina e sigurisë ndikoi, pasi Lewis kishte udhëhequr testin, një rezultat që ia vlente të ishte kampion bote”, deklaroi skuadra e Mercedes, duke shtuar se FIA dhe Formula 1 hapën një komision për të studiuar rastin.
Mirëpo protesta u refuzua, situatë kjo që e ka shtyrë Mercedesin të mos vazhdojë “protestën”.
“Ne duam të shprehim respektin tonë të sinqertë për Max Verstappen dhe Red Bull Racing për arritjet e tyre këtë sezon. Ju keni bërë epike betejën për titullin. Max, urime për ju dhe të gjithë ekipin tuaj. Ne mezi presim të vazhdojmë të garojmë ju vitin e ardhshëm”, tha ekipi.

Gara mes Verstappen dhe Hamilton ishte ndër më interesantet të viteve të fundit në këtë sport.
Fituesi u përcaktua vetëm në garën e fundit, pasi konkurenca ishte e fortë gjatë tërë kampionatit dhe nuk mundën që t’i ikin me pikë njëri-tjetrit.
Për Verstappen ky ishte titulli i parë, kurse, në anën tjetër, Hamilton po “luftonte” për titullin e tetë – që do ta vendoste një rekord në historinë e këtij sporti. /Shqip.com