Rozë

Capital T zbulon se cili reper i famshëm do të jetë në albumin e tij

Capital T

Rep-artisti i njohur, Capital T, vazhdon të jetë aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Ai në rrjete sociale gjithmonë mundohet që të publikojë shumë imazhe, duke ‘përshkruar’ jetën dhe karrierën profesionale.

Capo së fundmi ka bërë të ditur se do të lansojë së shpejti edhe albumin e radhës, që titullohet “Heart Broken Kids”.

Por, sot ai ka zbuluar edhe një detaj, teksa publikoi një fotografi së bashku me reperin e njohur, MC Kresha.

Ky i fundit do të jetë në albumin e reperit, derisa bashkëpunimi do të lansohet me 21 dhjetor të këtij viti./SHQIP.com