Danimarka do të marrë hua nga Kosova 300 çeli të burgjeve
Publikuar:
(15.12.2021 20:35:56)
Danimarka ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën, sipas së cilës ajo do të marrë hua 300 çeli nga burgjet e Kosovës, transmeton Shqip.com.
Ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Haekkerup, teksa foli për marrëveshjen e nënshkruar, ka thënë se do të rriten edhe kapacitetet në burgjet e Danimarkës.
“Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta.
Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup, raporton “Tv2.dk”./SHQIP.com