New York Knicks – “viktima” e radhës e “luftëtarëve”

Forma e tyre e lartë po vazhdon.
Golden State Warriors kanë mposhtur New York Knicks, me rezultart105-96.
Në këtë takim, vendasit ishin favorit në letër dhe ashtu doli të jetë edhe parket.
Edhe në këtë takim, basketbollisti më i dalluar te Warriors ishte Stephen Curry.
Curry realizoi 22 pikë, asistoi tre herë dhe regjistroi tri kërcime.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Andrew Wiggins, i cili shënoi 18-të pikë, tri asistime dhe gjashtë asistime.
Ndërsa, në anën tjetër një superndeshje e zhvilli Julius Randle.
Ai shënoi 31 pikë, ndihmoi me tri asistime dhe regjistroi shtatë kërcime, por nuk ishin të mjaftushsme që Knicks të shënojnë fitore.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70275020/1359050415.0.jpg)
Paraqitje të mirë pati edhe veterani, Derrick Rose, i cili ishte autor i 15-të pikëve, gjashtë asistimeve dhe bëri katër kërcime.
Pas kësaj fitore, Golden State është përsëri në krye të Konferëncës Perëndimore, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Suns, që gjenden në vendin e dytë.
Deri më tani, “luftëtarët” kanë arkëtuar 23 fitore, kurse janë mposhtur pesë herë.
Ndërsa, Knicks janë duke kaluar në formë katastrofale në këtë sezonë.
Kjo skuadër gjendet në vendin e 12-të të Konferencës Lindore, me 12-të fitore dhe 16-të disfata. /Shqip.com