Kulturë

Grupi i artistëve letër Qeverisë dhe MKRS-së: Tërhiqeni vendimin ose shkarkojeni minstrin Çeku

Para disa ditëve Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, kishte hapur konkursin për mbeshtetjen e artistëve vendor me blerjen e veprave të artit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Vepra këto, që do të bëheshin pjesë e koleksioneve të Galerisë, Bibliotekës Kombëtare dhe muzeve të Kosovës, gjithashtu do të shpërndaheshin dhe do të ekspozoheshin në Institucionet e Kosovës si brenda dhe jashtë vendit, shkruan Shqip.com.

Dhe, megjithëse ishte hera e parë që, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet artistët vendor me blerjen e veprave të artit, kjo mbështetje duket se nuk shkoj deri në fund.

Pas përzgjedhjes së përfituesve dhe publikimit të emrave të artistëve, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, njofton se ka marrë vendim të anulojë tërë procesin.

Sipas MKRS-së, e gjithë kjo u anulua për shkak të pakënaqësive të shumta nga komuniteti artistik në lidhje me përzgjedhjen e veprave të artit.

Vendimi i MKRS-së, i publikuar ditë më parë

E gjithë kjo, i ka bërë grupin e artistëve të mendojnë se kjo nuk ka të bëjë aspak me mbështetjen e fuqizimin siç thuhet në dokumnetin zyrtar të MKRS-së.

“Kush është artist meritor e kush duhet të punojë edhe pak, e ka vendosur vetë juria e caktuar nga ministri Hajrulla Çeku. Nëse minstri nuk din ta përzgjedhë jurinë, kjo nuk do të thotë që juria nuk din t’i vlerësojë veprat që u caktoi çmime për ta pasuruar koleksionin e Kosovës. I cili rrjedhimisht është koleksion publik dhe paratë janë publike”, thuhet në letrën që Grupi i Artistëve të pavarur fitues ka shkruar për Qeverinë dhe MKRS-në në lidhje me vendimin për anulimin e procesit.

Sipas, Grupit të Artistëve, ky vendim ishte i padrejtë, dhe përçmues për 68 artistë që ishin të përzgjedhur, në letrën e shkruar, artistët deklarojnë se ky ishte një veprim “pasiv-agresiv krye në veti”, dhe shkruajnë se ministri Hajrulla Çeku nuk është duke e bërë atë që ai po pretendon dhe që nuk është duke e menduar atë që po e thotë.

Grupi i Artistëve të pavarur fitues, kërkon që ky veprim, sipas tyre, abuziv, të revokohet menjeherë, dhe të merret përgjegjësi.

“Të indinjuar nga ky veprim i papërgjegjshëm dhe abuziv, kërkojmë revokimin e menjëhershëm të anulimit të blerjes, bashkë me pranim të përgjegjësisë dhe premtim që kjo nuk do të ndodhë përsëri. Përndryshe, nuk do të na mbetet tjetër opsion përveç kërkimit të largimit të menjëhershëm të ministrit, bashkë me thirrjen për veprimin e drejtë që ai do të duhet ta bëjë”, thuhet tutje në letrën e artistëve për Qeverinë dhe MKRS-në.

Nga i tërë ky “mllef”, artistja fituese, Doruntina Kastrati, ka bërë një publikim në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar ftesën që ju është bërë për të marrë pjesë në në një ekspozitë në Beograd, mirëpo, nën emrin ‘Kosovo i Metohija’, ku artistja ka deklaruar që e ka refuzuar këtë ekzpozitë.

“Ndërkohë që Ministria bon pazare me emrat dhe veprat tona, mua n’Beograd më kërkohet të ekspozoj si artiste nën emrin ‘Kosovo i Metohija’. Kjo ka qenë edhe ekspozita e fundit personale për këtë vit që duhej të mbahej këtë dhjetor në Beograd dhe si pasojë e kësaj kërkese, jam tërhekë nga kjo ekspozitë”, shkruan artistja./Shqip.com

Postimi i artistes fituese, Doruntina Kastrati