Gjermani: Vdes një 25 vjeçare nga Deçani si pasojë e aksidentit
Publikuar:
(13.12.2021 14:32:56)

Një aksident trafiku ia mori jetën 25 vjeçares nga Deçani.
Aksidenti i rëndë ndodhi në Leipzing të Gjermanisë, raporton Shqip.com.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të hënën.
“Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit”.
“Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, përfundoi ai. /SHQIP.COM