Babai i David Beckham martohet në moshën 73 vjeçare
Publikuar:
(13.12.2021 14:22:12)
Futbollisti i njohur, David Beckham, së fundmi ka qenë i zënë duke u marrë me martesën e babait të tij.
Dhëndri, Ted, është martuar me milioneren Hilary Mredith, në një ceremoni në Londër, shkruan Mirror.
Ky i fundit vendosi që dashurinë me Hilary ta kurorëzojë me martesë në moshën 73-vjeçare, derisa gruaja e tij është 62 vjeçare.

Sipas një burimi, thuhet se kjo dasmë për çiftin është e dyta, pasi e para ishte më private.
Dyshja, të cilën u njoftuan në një ngjarje për bamirësi, u fejuan në mars të viti 2020, kohë kjo kur COVID-19 filloi që të shpërndahej.

David pati rastin që të publikojë fotografi nga ceremonia, duke marrë kështu vëmendje me veshjen e tij plot stil./SHQIP.com