Doja Cat rezulton pozitive me COVID-19, anulon koncertet
Publikuar:
(13.12.2021 10:57:20)

Rep-artistja e njohur, Doja Cat, ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se edhe disa persona nga ekipi saj tashmë kanë filluar të izolohen, shkruan Daily Mail.
“Siç edhe keni dëgjuar shumë prej jush, disa persona në ekip kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe më duhet që të anulojë koncertin për momentin”, u shpreh ajo.

Ajo vazhdoi: “Për fat të keq, më duhet t’ju njoftoj se edhe un jam e infektuar me virus dhe nuk mund të performojë në iHeartRadio Jingle Ball Tour”.
Derisa tani ka prioritet izolimin, Doja kishte për të performuar në disa vende të Amerikës.

Vetëm në Los Angeles, ajo kishte ftuar artistët si Juicy, Scoop dhe Lil Nas X./SHQIP.com