Ajzeraj dhe Drita do e vazhdojnë bashkëpunimin

Almir Ajzeraj do të vazhdojë bashkëpunimin me Dritën ta paktën edhe për tri vite.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë futbollsti në fjalë.
I ftuar në emisionin “Kampionët” ai ka thënë se shumë shpejtë do e nënshkruajë kontratën e re me “Intelektualët”.
“Marrëveshje kam arritur me Dritën deri në vitin 2024, së shpejti do të nënshkruajmë kontratën” u shpreh 24 vjeçari.
Ajzeraj ka zhvilluar këtë sezonë 17 paraqitje në Superligë.
Kurse, rrugën për te goli e ka gjetur tri herë dhe ka regjistruar një asistim.

Ajzeraj ishte bashkuar me gjilanasit në janar të vitit 2020, ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesë e Skënderbeut, Falmurtarit dhe Ballkanit.
Vlera e tij aktuale në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 175 mijë euro.
Sa i përket Dritës, kjo skuadër është duke kaluar në formë mjaftë të mirë dhe është ndër pretendetet kryesore për të dalë kampione.
Në 18-të ndeshje të zhvilluara, kanë arkëtuar dhjetë fitore, katër barazime dhe katër humbje.
Sezonën vjeshtore e mbyllin në vendin e dytë, me 24 pikë, vetëm një më pak se Gjllani që është lider. /Shqip.com