Lajme

MSh me apel për vaksinim: Procesi është i shpejtë i lehtë dhe falas

Vaksinimi anti-COVID'19.

Ministria e Shëndetësisë, po vazhdon të bëjë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër Coronavirusit.

Në shifrat e fundit të publikuara nga kjo ministri, me dy doza janë vaksinuar 60.01% e popullatës mbi 18 vjet, përcjell Shqip.com.

Ndërsa, 66 për qind e popullatës janë vaksinuar së paku me një dozë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë

“Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID. Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19, ka filluar në mars të këtij viti.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve me dozën e dytë është 772 mijë e 388, ndërsa 871 mijë e 970 persona kanë marrë vetëm një dozë./Shqip.com