Real Betis po “lulëzon” në La Liga.

Në La Liga po shkëlqejnë edhe pa transferime astronomike.
Real Betis ka deklasuar Real Sociedadin me rezultat të thellë 4-0.
Ani pse u prit të jetë derbi, në fushën e gjelbër skuadra vendase ishte superiore dhe fituesi nuk u vu në dyshim për as edhe një moment të vetëm.
Pas 14-të minutave lojë ishte Moreno, i cili e tundi rrjetën dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Ky ishte edhe goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.
Kur po zhvillohej minuta e 57-të ishte Juanmi që e dyfishoi rezultatin dhe i dha skuadrës së tij sigurinë në këtë takim.
Kur pritej një përgjigje nga baskët, ndodhi e kundërta.
Betisi shënoi edhe një herë, për rezultatin 3-0. Autor i golit ishte Nabil Fekir.
Për epilogun përfundimtar të ndeshjes, u përkujdes Moreno, i cili e shënoi golin e dytë personal në këtë takim.
Pas kësaj fitore, Real Betis gjendet në pozitën e tretë, me 33 pikë të grumbulluara, pas 17-të ndeshjeve të zhvilluara.
Me gjendjen aktuale kjo skuadër e ka siguruar biletën për sezonën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Sociedadi mbetet në pozitën e pestë, me 29 pikë.
Deri në fund të La Ligës kanë mbetur edhe 21 ndeshje për tu zhvilluar. /Shqip.com