Në disa vende të Evropës protestohet kundër masave anti-COVID

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë në Vjenë kundër një tjetër vaksine anti-COVID dhe bllokimit të atyre që nuk e kanë marrë asnjë dozë.
Policia tha se rreth 44,000 njerëz u bashkuan në marshimin, i cili u thirr pjesërisht nga krahu i djathtë “Partia e Lirisë së Austrisë”.
Shefi i partisë, Herbert Kickl, foli në tubim dhe u bashkua në këndimin e himnit kombëtar të vendit.
Ndërsa bllokimi i katërt kombëtar i vendit përfundon të dielën, kufizimet do të mbeten për njerëzit e pavaksinuar.
Po ashtue edhe në vende tjera të Evropës ka pakënaqësi
Në Spanjë, mijëra njerëz gjithashtu marshuan paqësisht nëpër qendrën e Madridit të shtunën në shenjë proteste kundër qasjes së qeverisë ndaj COVID-19.
Protestuesit, të rrethuar nga furgonat e policisë, mbanin pankarta ku shkruhej “pandemia e rreme” dhe “Unë nuk do të vaksinohem”.
Dhe kishte skena të ngjashme në Katalonjë të shtunën, ku mijëra dolën në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër futjes së lejeve për COVID në rajon. /SHQIP.COM