Big Mama ironizon me Antonelën: Këpucat i kam blerë 800 euro
Publikuar:
(12.12.2021 13:26:35)

Ditë më parë në Big Brother Vip pati një zënkë të vogël mes Antonelës dhe Monikës.
Krejt kjo ka ndodhur si pasojë e këpucëve të Antoneles, derisa aktorja i kishte shtyrë me këmbë për t’i larguar.
Ish-konkurrentja e Përputhen kishte filluar të bërtas, duke iu drejtuar se ato këpuca i ka blerë me vlerë prej 800 euro.
Ndërkaq, Big Mama ka zgjedhur që të ironizojë me Antonelën, derisa po qëndronte me banorët e tjerë të shtëpisë së famshme.
Këngëtarja po shikonte këpucët, teksa u tha se këto këpucë kanë kushtuar 800 euro.
Pas kësaj nuk mungoi edhe komenti tjetër nga Donaldi, i cili i tha se Big Mama padyshim që ka qenë me Antonelën kur kanë blerë të njëjtat këpuca./SHQIP.com