Sport Shqiptar

Rahoveci superior ndaj Kamzës

KB Rahoveci

Liga Unike po vazhdon të sjellë përballje interesante.

KB Rahoveci nuk po kalon formë të mirë në këtë kompeticion, por sonte u rikthye te fitoret.

“Vreshtarët” kanë mposhtur Kamza Basket, me rezultat të thellë 98-56.

Në këtë takim, skuadra nga Kosova ishte fenomenale nga fillimi, duke mos e vënë në dyshim për as edhe një moment të vetëm – epitetin e fituesit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe ambiente të brendshme
Momente nga takimi

Qysh në çerekun e parë, Rahoveci krijoi një epërsi të thellë, duke e mbyllur me rezultat 29-7.

Basketbollistët më të dalluar në këtë takim ishin Milik Yarbrough me 15 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, Cavon Baker me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Tyheim Monroe me 17 pikë e 12 kërcime.

Kjo ishte fitorja e dytë, krahas katër humbjeve në këtë sezonë.

Rezultate të njëjta kanë regjistruar edhe skuadra mysafire. /Shqip.com