Sport Ndërkombëtar

Bayerni fiton, Dortumundi gabon

Bayern Munchen

Bayern Munchen vazhdon shkëlqimin, por jo edhe Dortmundi.

Bavarezët kanë shënuar fitore ndaj Mainz, kurse Dortmundi barazoi në uhdhëtim te Bochumi.

Kampionët e Gjermanisë ishin në disavantazh, pasi mysafirët realizuan pas vetëm 22 minutave lojë.

Golashënues ishte Onisiëo, kurse asisues, Burkadt.

Përkundër mundësive të shumta, rezultati nuk ndryshoi në pjesën e parë.

Kurse, në minutën e 53-të, Kinglsey Coman e dërgoi topin në rrjetë, për të barzuar shifrat.

Në rolin e asistuesit ishte Tolisso.

Që Bayerni të arkëtojë pikët e plota u përkujdes Musiala.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1469701712084492292?s=20
Goli i shënuar nga Musiala

18 vjeçari shënoi në minutën e 74-të, për 2-1, kurse u asistua nga Benjamin Pavard.

Kurse, fitore nuk shënoi dot Dortmundi, duke barazuar 1-1 ndaj Bochumit.

Madje, vendasit ishin në epërsi, pasi realizuan të parët me anë të Polter, kur po zhvillohej minuta e 40-të.

Golin e barazimit, Dortmundi e arriti vetëm në minutën e 85-të. Realizator ishte Julian Brandt.

Image
Brandt dhe Haaland

Ky ishte një hap prapa në “luftën” për titull.

Tashmë, Borussia ka 31 pikë, gjashtë më pak se Bayerni që është lider./Shqip.com