Policia po e heton një vdekje në Gjakovë
Publikuar:
(11.12.2021 09:23:51)

Policia e Kosovës njofton se ka nisur hetimet për një vdekje që ka ndodhur të premten e 10 dhjetorit në Gjakovë.
Sipas njoftimit, një person ka vdekur pasi është rrëzuar në tokë pa ndjenja derisa ishte duke ecur.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:20.
“Viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, është rrëzuar në tokë pa ndjenja”.
“Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./SHQIP.com