Vdes personi që u ther me thikë mbrëmë në Hajvali, policia jep detaje si ndodhi ngjarja
Publikuar:
(11.12.2021 08:55:02)

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi i cili të premten mbrëma është therur me thikë në Hajvali të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 dhe sipas policisë, në incident janë përfshirë tre persona.
“Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Kurse, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”./SHQIP.com