Pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme

Pesë pacientë pozitivë me Coronavirus janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, përcjell Shqip.com.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim janë edhe 30 pacientë tjerë si raste pas COVID-19.
Sipas njoftimit, 10 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës infective është një pacient me maskë oksigjeni.
“Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com