“Old Trafford” – vendi ku po “shpërthejnë” futbollistët e rinjë

Nuk shënuan fitore, por rezultati mbeti në plan të dytë.
Manchester United ndau pikët me Young Boys, ndërsa vëmendja kryesore ishte diku tjetër.
Të udhëhequr nga Ralf Ragnick, të mërkurën në “Teatrin e Ëndrrave” – gjashtë adoleshenta e djersitën për herë të parë – fanelën e kësaj skuadre.
Shola Shoretire, 17-vjeçar.
Charlie Savage, 18 vjeçar.
Iqbal Zidane, 18-vjeçar.
Amad Diallo, 18 vjeçar.
Teden Mengi, 19-vjeçar.
Anthony Elanga, 19-vjeçar.
Qëllimi u arrit, skuadra u kualifikua tutje si lidere e Grupit F.

Teksa, sinjalet që dha trajneri gjerman me këto zëvendësime mund të jenë një hap i madh për të ardhmen.
Ndërrimi i gjeneratave në çdo skuadër është më se i nevojshëm, por duket që Ragnick, dëshiron që fillimisht t’i jap hapësirë, futbollistëve të dalë nga akademia.
Duke marrë parasysh orarin e ngjeshur të Premierligës, kjo mund të jetë një plus i madh për nënkampionët.
Teksa edhe në skuadrën aktuale, ka futbollistë si Marcus Rashford, Mason Greenwood që tashmë e kanë dëshmuar veten – përkundër moshes së re.
Ditë të arta duken që po vijnë në “Old Trafford”.
Natë e veçante ishte edhe për Tom Heaton, portierin 35 vjeçar që luajti ndeshjen e parë me Manchester United.
Por, mbetet të shihet nëse “Profesori” do t’i ofrojë minutazh këtyre futbollistëvë deri në fund.
Atkualisht, Mancha gjendet në vendin e gjashtë të Premierligës, me 24 pikë të grumbulluara, pas 15-të ndeshjeve të zhvilluara. /Shqip.com