Sport Ndërkombëtar

Gjendje e rënduar me COVID-19 te Tottenhami

Tottenham Hotspur

Tottenhami është duke kaluar situatë të vështirë me COVID-19.

“The Athletic” kishte raportuar ditë më parë se të paktën shtatë futbollistë dhe të paktën dy anëtarë të stavit sërtvitor, kishin rezultuar pozitv me këtë virus.

I njëjti medium, ka shkruar se Spurs i ka bërë kërkesë Premierligës që ta shtyej ndeshjen kundër Brightonit.

“Tottenham do t’i kërkojë Premier League që të shtyjë ndeshjen e tyre kundër Brighton për shkak të një shpërthimi të COVID-19, kupton The Athletic. Tani mësohet se situata është përkeqësuar. Spurs luajnë me Rennes në Ligën e Konferencës së Evropës të enjten, një lojë që nuk mund të shtyhet nëse nuk kanë më pak se 13 lojtarë në dispozicion ose asnjë portier të regjistruar”, ka shkruar ndër të tjera mediumi anglez.

Ndërsa, trajneri i londinezëve, Antonio Conte ka konfirmuar se tetë futbollistë dhe pesë anëtar të stafit janë pozitiv me COVID.

Duke kujtuar të kaluarën, gjendje e ngjashme ka pasur edhe në sezonën e kaluar në ishull.

Për shkak të gjendjes me COVID-19, ishin shtyer disa ndeshje.

Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi i krerëve të futbollit elitar anglez..

Sa i përket rezultatve, skuadra londineze është duke kaluar formë të mirë.

Në tri ndeshjet e fundit kanë shënuar tri fitore dhe pozicionohen në vendin e pestë, me 25 pikë.

Dhjetë më pak se Manchester City që është lider. /Shqip.com