“Nuk e solli Albini fusnotën! Atë e gjeti në mesin tonë”
Publikuar:
(08.12.2021 14:56:26)

“Nuk e solli Albini, fusnotën! Atë e gjeti në mesin tonë”.
Kështu ka thënë, Melihate Tërmkolli, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Reagimi i saj vjen pasi nga opozita, shoqëria civile e media – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kritikuar për përfaqësimin e Kosovës në Bruksel me fusnotë.
Fusnota rrjedhonte që nga viti 2012, por Kurti atë marrëveshje e kishte kundërshtuar ashpër.
Për këtë, opozita e akuzon Kurtin për “hipokrizi”.
Madje, të mërkurën Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, tha se “ka divergjenca mes asaj si e thotë Kurti e si e vepron”. /Shqip.com