Klopp e pushon “artilerinë e rëndë” ndaj Milanit

Janë publikuar formacionet e kryendeshjes së sontme në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Liverpoolit dhe Milanit.
Jurgen Klopp ka vendosur që ta pushojë “artilerinë e rëndë”.
Virglil Van Dijk, Thiago Alcantara, Roberto Firmino, Fabinho, Jordan Henderson, Robertson dhe Alexander-Arnold janë në bankën rezervë.
Nga minuta e parë në këtë takim, do luajnë Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Alisson Becker, kurse pjesa e tjetër e skuadrës janë futbollistë që kanë pasur më pak minutazh gjatë sezonës.

Ndërsa, në anën tjetër, Stefano Pioli do e nisë takimin me rreshtimin më të mirë të mundshëm.
Në portë është gardiani, Maingan, i cili ka lënë lëndimin prapra krahëve.
Të vetmet ndryshime që i ka barë trajneri Italian, janë inkuadrimi i Romagnolit në mbrojtje dhe Krunic në sulm, për shkak të lëndimeve që pësuan Kjaer dhe Leao.
Për kuqezinjët opsion për të kaluar tutje mbetet vetëm fitorja.
Në takimin e parë të zhvilluar në “Anfield” ndeshje kishte përfunduar me rezultat 3-2 në të mirë të anglezëve. /Shqip.com