Sport Ndërkombëtar

Xavi: Bayerni rival i vështirë, do “luftojmë” me “armët” tona

Xavi Hernandez

Të mërkuren mbrëma, Bayern Munchen e pret Barcelonën në “Allianz Arena”, me fillim nga ora 21:00.

Në prag të këtij takimi, trajneri i kalalunasve, Xavi Hernandez ka çmuar shumë skuadrën kundërshtare, por vazhdon të besojë në fitore.

“Ne e presim ndeshjen me shumë entuziazëm, Bayern është një nga rivalët më të këqij të mundshëm, ata janë një nga skuadrat më të mira në botë dhe ne luajmë në stadiumin e tyre, vështirësia është ekstreme, por ne varemi nga vetja”.

Është një finale, po e marrim me shumë entuziazëm, duke u përpjekur të jemi në gjendje të “luftojmë” me armët tona”, tha fillimisht Xavi.

41 vjeçari po ashtu shtoi se në Gjermani do të shkojnë për të fituar dhe Barca mund të fitojë kundër çdo rivali.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Ex PSS Lays Heineken Expedia GGAZPROM FedEx 1 ROM Expedia Heineken LIVE UEFA.com RESP PSS GEAZPROM Lays Heineken ESPECT DA ZN UEFA UEFA.com .com be G GATORADE"
Xavi Hernandez – gjatë konferencës për shtyp

“Ne jemi të përgatitur për të konkurruar, shpresoj që humbjet e fundit kundër Bayernit të mos na ndikojnë psikologjikisht. U them lojtarëve se tani i gjithë presioni është mbi mua. Ne do ta provojmë.Barça mund të fitojë kundër çdo rivali”

Në vitet e fundit Bayern ka qenë më i mirë se Barça, por futbolli të jep gjithmonë hakmarrje”, u shpreh Hernandez.

Kataluanasit janë në vendin e dytë të Grupit  E.

Por, kanë grumbulluar vetëm shtatë pikë, nga pesë takime dhe ende nuk e ka siguruar kulifikimin tutje.

Nëse, Benfica e mposhtë Dynamo Kyiv dhe Barca mposhtet nga Bayerni, atëherë skuadra blagurane do garojë në Europaligë – sezonën e ardhshme. /Shqip.com