Kylie Jenner dhe Travis Scott edhe me të dashuruar, pas tragjedisë në koncertin e reperit

Natyra e lidhjes mes Kylie Jenner dhe Travis Scott është vënë në pikëpyetje nga disa media ndërkombëtare.
Disa autorë kanë thënë se ata kurrë nuk kanë qenë një çift, edhe pse së bashku ndajnë një vajzë të vogël, shkruan Daily Mail.
“Ata nuk janë çift, asnjëherë nuk kanë qenë gjatë këtyre dy viteve”, thuhej për Jenner dhe Scott.

Por, si duket një pretendim i tillë është i gabuar, pasi gjërat mes çiftit kanë ndryshuar.
Duket se që nga tragjedia në koncertin Astroworld, palët kanë filluar që të jenë të pandashëm, duke shpenzuar kështu 100 për qind të kohës së bashku.

Sipas disa burimeve të “TMZ”, ata janë bërë aq të dashuruar, saqë çdo moment të ditës janë duke e kaluar bashkë.
Përndryshe, Kylie dhe Travis janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë./SHQIP.com