Granit Cana tregon se çfarë raporti mban me Fifin

Ish-banori I BBV, Granit Cana, ka qenë ndër personat më të komentuar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.
Raporti i tij me Fifin ka qenë tejet i diskutuar në rrjet, derisa ky i fundit kishte thënë se e sheh artisten vetëm si shoqe.
Sidoqoftë kësaj, pas daljes së që të dyve nga BBV, Cana në një intervistë ka treguar për raportin e tanishëm mes tyre.
“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi”, u shpreh Graniti
Tutje ai shtoi: “Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”.
Ndërkohë ish-banori është shprehur se gjithmonë do ta respektojë këngëtaren dhe do ta cilësojë përherë mikeshë të mirë./SHQIP.com
View this post on Instagram