Osmani: Dole ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi
Publikuar:
(05.12.2021 18:43:29)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e senatorit amerikan, Bob Dole.
Osmani e ka kujtuar Dole-n si një hero lufte, një politik i respektuar dhe mbështetës i lirisë në mbarë botën, përcjell Shqip.com.
“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Më tej ajo ka shtuar se është mirënjohëse për kontributin e tij në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.
“Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prefsh në paqe mik i dashur”, ka shkruar Osmani./Shqip.com