“Profesori” debuton me fitore në ishull

Ka mjaftuar një gol që “Teatri i Ëndrrave” të festojë.
Manchester United ka shënuar fitore minimale 1-0, kundër Crystal Palace, në kuadër të gjiros së 15-të në Premierligë.
Kjo ishte ndeshja e parë në krye me gjermanin Ralf Ragnick, i cili e nisi me këmbë të mbarë këtë “aventurë”.
Kur po zhvillohej minuta e 77-të, ishte Fred që e tundi rrjtetën e kundërshtarëve.
Pas një pasimi të dhënë nga Mason Greenwood, mesfushori brazilian bëri një goditje mjeshtërore me të djathtën dhe i dhuroi skuadrës së tij pikët e plota.
Me këtë shënim, ai e largoi sadopak presionin e madh që po e ka nga publiku.
Kjo fitore ishte shumë e nevojshme për “Djajtë e Kuq” , në këtë periudhë aspak të këndshme që po kalojnë.
Tashmë, Mancha ka 24 pikë të grumbulluara, pas 15-të ndeshjeve të zhvilluara dhe gjendet në vendin e gjashtë.
11-të pikë më pak se Manchester City që është lider.
Ndërsa, në përgjithësi, kjo ishte fitorja e pestë në këtë sezonë.
Në anën tjetër, Palace po vazhdojnë të kenë formë të luhatshme.
Pas kësaj disfate, pozicionohet e 12-ta, me gjithsej 16-të pikë. /Shqip.com