Vjehrri kërcënoi nusen e djalit që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim
Publikuar:
(05.12.2021 09:44:29)

Një burrë nga Skenderaj e ka kërcënuar nusen e djalit të tij, që ta a tërheq kërkesën për shkurorëzim.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e vajzës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e tij duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit”, thuhet në raport.
I dyshuari menjëherë është ftuar për intervistim.
Pasi i dha përgjigjet ai është liruar në procedurë të rregullt. /Shqip.com