Kulturë

“Ëndrrat janë gjuha e Perëndisë”

Autori, Paulo Coelho

Paulo Coelho, është një ndër autorët më të lexuar në botë dhe fitues i shumë çmimeve.

Coelho ka lindur në Rio de Janeiro më 24 Gusht 1947, ai vjen nga një familje borgjeze me origjinë Portugeze, e cila asnjëherë nuk përkrahi udhëtimin e tij si një shkrimtar.

Prindërit e tij vazhdimisht insistonin që ai të studionte inxhinieri ose drejtësi dhe kërkonin që ai të lë anash “botën” e shkrimeve, sepse, sipas tyre, jeta e një shkrimtari ishte e varfër dhe nuk kishte të ardhura.

Për shkak të pasionit të madh që Paulo Coelho kishte për shkrimin, e ëma e tij shpesh e dërgonte në qendra të trajtimit psiqik e mendor, gjë e cila ndikoi që Coelho të vuante nga kujtesa afatshkurtër.

Megjithatë, pas gjithë kësaj krizë që kishte kaluar, Coelho kishte gjetur vetën e tij në botimin e romanit “Alkimisti”, i cili konsiderohet si libri më i shitur në historinë e Brazilit.

Paulo Coelho

Për lexuesit e SHQIP.com do t’i sjellim disa fragmente nga Paulo Coelho.

Fragment nga “Njëmbëdhjetë minuta” Paulo Coelho

“Mos u mëso, sepse është shumë e lehtë të mësohesh me dhimbjen, është një drogë e fuqishme, e pranishme në të përditshmen tonë, në vuajtjen e fshehur, në mohimet që bëjmë kur ia lëmë fajin dashurisë për goditjet që marrin ëndrrat tona. Dhimbja të tremb kur tregon fytyrën e saj, por të bën për vete kur vishet me sakrificë me vetëmohim”.

Fragment nga “Zahiri”  Paulo Coelho

“Atëherë kur nuk kisha se ç’të humbja më, fitova gjithçka.

Kur pushova së qeni ky që jam, gjeta vetveten.

Kur njoha poshtërimin, por e vijova ecjen, kuptova që isha i lirë të zgjidhja fatin tim. Nuk e di në jam i sëmurë, nëse martesa ime ka qenë vetëm një ëndërr që, unë nuk kam arritur ta kuptoj për sa kohë ka zgjatur.

E di që mund të jetoj edhe pa të, por desha ta takoj sërish, për t’i thënë atë që nuk e shqiptova kurrë kur ishim bashkë: “Të dua më shumë se veten time.”

Nëse do të mund t’ia them këto fjalë, atëherë mund të bej përpara, në paqe, sepse kjo dashuri më ka shpëtuar.”

Shprehje nga “Alkimisti” Paulo Coelho

“Çdo njeri duket se e ka një ide të qartë se si tjerët duhet të jetojnë, por askush nuk ka ide se si ta jetoj jetën e vet”./SHQIP.com