Rozë Ndërkombëtar

Britney Spears feston ditëlindjen e 40-të, i fejuari e surprizon nga avioni privat

Britney dhe Sam

Artistja me famë ndërkombëtare, Britney Spears, sot (e enjte) feston ditëlindjen e saj të 40-të.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, derisa mori një numër urimesh nga ndjekësit e saj, shkruan Daily Mail.

Ajo që mori më shumë vëmendje ishte urimi nga i fejuari i saj, Sam Asghari.

Ky i fundit zgjodhi që ta surprizojë këngëtaren me fishekzjarrë, derisa që të dy po qëndronin në një avion privat.

27-vjeçari më herët gjatë kësaj jave zgjodhi që të shpërndajë edhe disa imazhe romantike me Spears, duke marrë kështu komente mjaft pozitive.

Krijuesja e hitit “Toxic” nuk e kishte lënë pa i rishpërndarë të njëjtat në profilin e saj, ndërsa edhe në fotografi vërehej tejet e lumtur.

Vlen të përmendet se Britney tashmë është e pavarur financiarisht dhe profesionalisht, pasi deri më tani ka qenë nën derigjimin e babait të saj, Jamie Spears./SHQIP.com