Rozë

Yll Limani i kushton mini-album ish-të dashurës

Yll Limani

Këngëtari, Yll Limani ka befasuar fansat e tij më një postim në Instagram, pasi ka treguar se me 5 dhjetor do të lansojë një mini-album.

Ai fillimisht ka falënderuar shoqërinë që i kanë qëndruar afër pasi sipas tij, ata gjithë kohën janë më të.

“Faleminderit për shoqërinë time që janë aty për mua 24/7 dhe për familjen time që janë dashuria ime më e madhe. Faleminderit për njerëzit me të cilët bashkëpunoj, që më kanë shtyrë për ta finalizuar këtë projekt të nisur shumë vite më parë”.

Ylli më pas për këtë album ka falëndëruar edhe fansat e tij që në numër janë të shumtë.

“Faleminderit për fansat e mi të çmendur në çdo sekondë, minutë dhe orë të ditës më shkruani, më dhuroni dashuri dhe më përkrahni pa kushte. Kjo është për ju Yllers-at e mi të trentë”.

Ndërsa për fund ka falënderuar edhe ish-të të dashurën, lidhja më të e cila zgjati pak.

“Për fund, faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikoj. Je ajo që erdhe e qëndrove shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë. Ka kalu shumë kohë, e sot nuk m’dhem ma kurgjo, veç i përjetoj këto këngë si me ndje për dhimbjen e tjetërkujt.”, u shpreh këngëtari, Yll Limani.

Në këtë album përfshihen 5 këngë të cilat këngëtari i ka emëruar më këta tituj : “Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Çka nëse”./SHQIP.com