Drita triufmon ndaj Drenasit – pas 120 minutave lojë

U prit të jetë një ndeshje e lehtë për Dritën, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Intelektualët” kanë mposhtur Drenasin, me rezultat minimal 1-0.
Në këtë ndeshje, skuadra nga Gjilani ishte favoritë ne lëtër, pasi Drenasi garon një kategori më poshtë.
Në 90 minuta lojë, ani pse Drita ishte dominuese – nuk arriti që të shënonte gol.
Pasi që në kohën e rregullt nuk pati fitues, takimi shkoi në vazhdime – me dy pjesë me nga 15 minuta.

Kurse, teksa po zhvillohej minuta e 97të, ishte Hamdi Namani që e kaloi Dritën në epërsi.
Përkundër rasteve tjera për shënim, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit dhe gjilanasit u kualfikuan në fazën e dytë të këtij kompeticoni.
Rezultatet nga takimet tjera:
Drita – Drenasi 1:0 (Vazhdime)
Liria – Dukagjini 2:4
Arbëria – Vitia 4:0
Kek-u – Trepça 1:0
Flamurtari – Ferizaj 0:2 (Vazhdime) /Shqip.com