Rahoveci dha “shenja jete” ndaj Prishtinës
Prishtina ishte favorite në letër, por humbjen nuk e shmagni dot.
Bardhëkaltërit kanë pësuar humbje në udhëtim të Rahoveci, me rezultat 93-76.
Në këtë takim skuadra vendase ishte më kërukuese që nga fillimi dhe arritën që të arkëtojnë pikët e plota.
Epërsinë më të lartë në kërtë takim, e arritën në periodën e tretë, kur për një moment semafori tregonte 63-47.
Basketbollsti më i dalluar te skuadra vendase ishte Milik Yarbough me 20 pikë e tetë kërcime.

Në anën tjetër, te Sigal Prishtina u dallua Jan Palokaj me 18 pikë.
Pas kësaj fitore, “vershtarët” gjenden në vendin e shatë, me 15-pikë të grumbulluara.
Nga 12-te ndeshje të zhvilluara, ata kanë arkëtuar tre fitore dhe nëntë humbje.
Kurse, Prishtina poziconohet në vendin e tretë dhe ka gjithsej 18-të pikë.
Kjo ishte disfata e gjashtë në këtë kampionat, kurse kanë edhe gjashtë fitore./Shqip.com
