Mbretërit po e pushtojnë La Liga-n – nën urdhërat e Don Carlos

“Don Carlo” u kthye në Bernabeu, së bashku me të u rikthyen edhe rezultatet pozitive.
Real Madrid po vazhdon të jetë në krye të futbollit elitar spanjoll edhe pas 15-të gjirove të zhvilluara.
“Mbretërit” janë gjunjëzuar vetëm një herë këtë sezonë, ndërsa kanë 11-të fitore dhe tri barazime.
Barcelonën e mposhtën, Sevillën e mposhtën, ndërsa u mendua se Athletic Bilbao mund t’i shkaktonte probleme.
Në ndeshjen që e zhvilluan në “shtëpi”, galaktikët triumfuan edhe përballë baskëve, me rezultat 1-0.
“Motorë” të madrilienëvë këtë sezonë janë Karim Benzema dhe Vinicus Junior, të cilët janë shndërruar në “ankth” të mbrojtësve këtë sezonë.

Në 14 lojë të zhvilluara, Benzema ka shënuar 12-të gola dhe shtatë asistime.
Së bashku me të edhe Vini ka qenë i papërmbajtshëm. Ai ka “thyer akullin” dhe po është “shumë i ftohtë” para portës.
Reprezentuesi i Brazilit, i njohur për shpejtësinë dhe driblimet e tij – këtë sezonë e ka dërguar nëntë herë topin në rrjetë – në La Liga.
Kurse, ka regjsitruar edhe dy asistime.
:focal(1225x338:1227x336)/origin-imgresizer.eurosport.com/2021/11/28/3262709-66771448-2560-1440.jpg)
Kur gjërat nuk funksionojnë ne repartin e sulmit, atëherë vërehet edhe shkëlqimi i repartit defanziv.
U mendua se largimimet Sergio Ramos dhe Raphael Varanes do linin shumë zbrazëti në repartin defanziv, por koha e tregoi të kundërtën.
Zbarkimi i Davide Alaba-s në Madrid, ndryshoi shumë gjëra në aspektin pozitiv.
28 vjeçari, me shumë përvojë dhe kualitet në supe – solli shumë siguri, teksa ndonjëherë edhe asistime dhe driblime nga krahu i majtë.
Me shpejtësinë dhe saktësinë e madhe në pasime, ai është shndërruar në lider të ri të repartit defanziv.
Austriaku është paraqitur 14-të herë në La Liga, duke munguar vetëm në një ndeshje.
Ndërsa, ka shënuar një gol dhe është autor i tri asistimeve.

Ani pse vetëm një gol – ai është i një vlere të veçantë, pasi ishte i shënuar pikërisht në “El Classico”, ku pas një goditje të fortë me të majtën e kishte mposhtur Marc – Andre Ter Stegen.
Ardhja e Davide duket që ndikoi pozitivisht edhe te Eder Militao, që është duke kaluar ditët më të mira që kur ka zbarkuar në kampin madrilienn.
Ai ka zhvilluar 14 takime, ndërsa ka regjsitruar edhe një asistim.
Forma e lartë fizike, superioriteti në duelet në ajër dhe shkathësia në dulet ‘1 vs 1’ janë disa nga elemenet që e karekterizojnë Militao-n.
Falë këtyre paraqitjeve fenomenle me madrilienëve, ai është duke marrë ftesë edhe nga kombëtarja braziliane.
Së bashku me Alaban janë shndërruar në një “mur” të pakalueshëm dhe në një “mburojë” të skuadrës.

Ndërsa, sa i përket mesfushës, tashmë është bërë rutinë që Toni Kross dhe Luka Modric të dhurojnë magji.
Modric, ka asistuar katër herë, Kros dy herë, por madhështia e tyre qëndron në qetësinë dhe oraganizmin e lojës.

Por, një yll në ngritje në këtë repart është Edoardo Camavinga, i cili u ble nga Rennes, i cili është duke mahnitur me paraqitjet e tij në Madrid.
Që të ngrisin titullin në fund të seoznit, duhet të “luftojnë” edhe në 23 “beteja” , në të cilat do të përballet me “ushtri të armatosura deri në dhëmbë”. /Shqip.com