Veliu: Nuk e kam ndihmuar Bulliqin që të fitojë në Podujevë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, thotë se nuk e ka ndihmuar Shpejtim Bulliqin ta që ta fitojë Podujevën, përcjell Shqip.com.
Sipas tij, për humbjen e LDK-së në Podujevë duhet të pyetet lidershipi i këtij subjekti politik.
“Këto që po fliten se unë e kam ndihmuar Shpejtim Bulliqin janë totalisht të pavërteta. Jo që nuk i kam ndihmuar por as mendja nuk më ka shkuar. Ju i dini raportet e mia me LVV-në.
Unë kam qenë i larguar nga procesi zgjedhor në Podujevë. Përgjegjësia për humbjen e lidershipit të LDK-së dhe kandidatit të lidershipit të LDK-së”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Tutje, Veliu shton se dega e LDK-së në Podujevë nuk është legjitime që nga momenti kur ishte nominuar Ekrem Hyseni si kandidat për Podujevën.
Ndërkaq, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar me 51.84 për qind të votave, kurse Ekrem Hyseni mori 48.16 për qind të votave./SHQIP.com