Plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar në një poligon shenjëtarie në Obiliq

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri të mërkurën në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë nga arma zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.
Tutje, Borovci shtoi se hetuesit policorë kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat që e karakterizojnë rastin./SHQIP.com