Sport Shqiptar

Rënia drastike e Feronikelit brenda dy viteve

Feronikeli në krizë të rezultateve

Në vitin 2019 ishin kampionë të Superligës së Kosovës. ndërsa, pas dy vitesh e kanë “prekur fundin”.

KF Feronikeli është duke kaluar në formë katastrofale dhe këtë e tregojnë më së miri statistikat.

Skuadra nga Drenasi pozcionohet në vendin e fundit të futbollit elitar të Kosovës.

Pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara, kanë arkëtuar vetëm tre fitore, një barazim dhe janë mposhtur 12-të herë.

Kështu, Nikli ka grumbulluar vetëm dhjetë pikë deri më tani.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
KF Feronikeli

Arsyjet e rezultateve të dobëta të këtij ekipi lidhet me gjendjen financiare.

Për shkak të problemeve me financa, në fillim të sezonit i ishin larguar shumica e futbollistëve që ishin pjesë e sukeseve më të mëdha të skuadrës.

Ndërsa, përkundër transferimeve tjera – sukseset po mungojnë.

Sikur të mos mjafonte kjo, Feronikeli është eleminuar edhe nga Kupa e Kosovës.

Madje, qysh në gjiron e parë.

Në takimin e zhvilluar në Drenas, ata u mposhtën nga Fushë Kosova, me rezultat të thellë 1-4 dhe u përshëndeten nga ky kompeticion.

Më së afërmi me pikë më Niklin janë Dukagjini dhe Ulpiana, me nga 16/17 pikë.

Kurse, distanca me Ballkanin që është lider është 20-të pikë./Shqip.com

Superliga e Kosovës