Sport Ndërkombëtar

Kjaer: Duhet ta fitojmë Scudeton

Simon Kjaer

Kanë kaluar 14 gjiro në Serie A dhe janë vetëm tre pikë larg nga vendi i parë.

AC Milan është duke zhvilluar një sezonë fenomenale në futbollin elitar në Itali, duke regjistruar dhjetë fitore dhe vetëm dy humbje, në 12-të ndeshje të zhvilluara.

Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadra, Simeone Kjaer ka thënë për mediat italiane se synimi i skuadrës ku ai luan është fitimi i Scudetos.

“Pritshmeria është shumë e lartë, por ne duam të përmirësohemi dhe ka vetëm një mënyrë, duhet ta fitojmë Scudeton. Nëse nuk e kemi këtë objektiv për t’u përmirësuar, rrezikojmë të qëndrojmë pa lëvizur, duhet të ketë gjithmonë presion për të fituar”, tha ai fillimisht.

Simon Kjaer opens door for renewal "The club knows they can call me"
Kjaer

Qendërmbrojtësi po ashtu shtoi se është shumë i paknaqur me rezultatet në ndeshjet e fundit dhe se gjërat duhet të ndryshojnë.

“Kundër Atleticos ne kemi fituar në Spanjë, me Liverpool është një finale në një grup të vështirë dhe do të jemi gati. Nuk jemi aspak të kënaqur në kampionat me 7 gola të pësuar në 2 ndeshje, madje ndaj Sassuolo bëmë edhe më keq. Por, menjëherë kthehemi në fushë”, potencoi Kjaer.

Kjaer e kishte marrë vemëndjen dhe fituar respektin e shumë futbolldashësve me mënyrën se si e menaxhoi situatën e rëndë kur Christian Erkiksen pësoi sulm kardiak – gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Ndërsa, ishte i ftuar edhe në cermeoninë e Topit të Artë, ku u rendit si futbollisti i 18-të më i mirë në botë.

32 vjeçari ka zhvilluar gjithsej dhjetë paraqitje këtë sezonë në Serie A dhe tri të tjera në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com

Tabela në Serie A