Përfaqësuesja e Kosovës e mbyll vitin 2021 me humbje

Përfaqësuesja e Kosovës – në konkurencën e femrave, e ka mbyllur vitin 2021 me humbje.
Skuadra e udhëhequr nga Afërdita Fazlija është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 3-1, në stadiumin “Fadik Vokrri” – në takimin e zhvilluar të martën.
Ani pse para këtij takimi nuk kishte favorite në letër, pasi të dyjat skuadrat kishin pikë të barabarta, skuadra mysafire arkëtoi pikët e plota.
Për kuqezinjët golat u relizuan nga Kristina Maksuti, Megi Doci dhe Qendresa Krasniqi.
Ndërsa, golin e nderit për Kosovën e realizoi Kaltrina Biqkaj.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në vendin e pestë në Grupin F, me vetëm katër pikë të grumbulluara.
Ndërsa Shqipëria është një pozitë më lartë, me tre pikë më shumë.
Ndeshjen e ardhshme, në kuadër të Kualfikimeve për Kupën e Botës, që do mbahet në vitin 2023. /Shqip.com