Sport Ndërkombëtar

Chikago Bulls nuk ndalet as ndaj Hornets

Chikago Bulls - Charlotte Hornets

Chikago Bulls po e vazhdon shkëlqimin në NBA edhe pas 22 gjirove.

Bulls kanë dalë fitues në udhëtim ndaj Charlote Horntes, me rezultat 119-133, në ndeshjen e zhvilluar të martën.

Pa as edhe një dyshim, basketbollisti më i dalluar në parket ishte Nikole Vucevic.

31 vjeçari realizoi 30 pikë, asistoi pesë herë dhe regjistroi 14-të kërcime.

Ndërsa, takim të mirë zhvilloi edhe DeMar DeRozan, i cili relaizoi 28 pikë, gjashtë asistime dhe psë kërcime.

NBA: Bulls down Hornets for third consecutive victory | ABS-CBN News
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te Hornets më i dalluari ishte Terry Rozier, pasi shënoi 31 pikë, regjistroi katër asistime, ndërsa pati edhe dy kërcime.

Pas kësaj fitore, Chikago mbetet në vendin e dytë të Konferencës Lindore, me 14 fitore dhe tetë humbje.

Ndërsa, Horntes pozicionohen në vendin e gjashtë, me dhjetë humbje dhe 13-të fitore.

Lider në këtë konferencë janë Brooklyun Nets./Shqip.com