“Heroinat”, Tayna iu dedikon këngë grave shqiptare
Publikuar:
(28.11.2021 22:46:37)

Rep artistja kosovare, Tayna ka publikuar këngën “Heroinat”.
Doruntina, e njohur me emrin artistik, Tayna, këtë projekt e kishte paralajmëruar shumë kohë më parë, shkruan Shqip.com.
Kënga i dedikohet të gjitha grave që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, të cilat reperja i përmend një nga një.
Tayna, hyrjen e këngës e ka realizuar me tekstin e këngës së njohur “Bareshat”, të cilën më vonë e ka gërshetuar me rep.
Në fund të projektit, ajo paralajmëroi edhe ardhjen e një albumi i cili do të quhet “Bipolar”./Shqip.com