Sport Ndërkombëtar

Real Madrid-Sevilla, mbyllet pjesa e parë

Real Madrid-Sevilla

Ka përfunduar me rezultat të barabartë pjesa e parë e kryendeshjes së javës në La Liga.

Në “Santiago Bernabeu” rezultati është 1-1, në takimin Real Madrid-Sevilla.

Ani pse madrilienët janë favorit në letër, ishin mysafirët që realizuan të parët.

Pas vetëm 12-të minutave lojë, Rafa Mir e tundi rrjetën e Thibaut Courtois dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Goli i shënuar nga Rafa Mir

Me të pranuar golin, “Los Blancos” u hodhën në sulm me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin.

Pas disa aksioneve, ishte Karim Benzema që shënoi, në minutën e 32-të.

https://twitter.com/stands_rm/status/1465059503938936833?s=20
Goli i shënuar nga Benzema

Për sulmuesin francez, ky ishte goli i 18-të në 16 ndeshje të zhvilluara këtë sezonë – në të gjitha kompeticionet.

Rezultati aktual i konvenon më shumë Sevillës, e cila ngritet në vendin e dytë, me 29 pikë.

Ndërsa, “mbretërit” mbesin në vendin e parë, me tre pikë më shumë. /Shqip.com