Vdes profesori Skender Rizaj
Publikuar:
(28.11.2021 20:02:38)

Historiani Skender Rizaj, i cili ishte edhe profesor në Universitetin e Prishtinës, ka ndërruar jetë të dielën e 28 nëntorit, njofton Shqip.com.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Departamenti i Historisë i UP-së.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit bëhet të hënën në ora 12:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria.
“Profesor Skënder Rizaj, do të varroset nesër me datë 29.11.2021, në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria. Ceremonia e varrimit fillon në ora 12:00, ndërsa familjarët njoftojnë se për shkak të situatës me pandemi nuk do të ketë të pame! Ngushëllime familjes Rizaj”, thuhet në postimin e këtij departamenti.
Skender Rizaj ishte një ndër themeluesit e Departamentit të Historisë të Universitetit të Prishtinës. /Shqip.com